BE të rinjve:“ Ndiqni politikën por jo si militantë"
Ndiqni politikën, jo për tu bërë militant i një force politike, por për të kuptuar se kush ju qeveris.
Në ditën e rinisë shefi i sekrotit politik në përfaqësimin e BE-së në Shqipëri Klajv Rambell përcjell një mesazh të qartë për rininë shqiptare , e cila sipas tij është ende nën sindromin e militantizmit në politik.
Ndërsa për ministrin e Kulturës Rinisë e Sporteve, Aldo Bumçi, 8 dhjetori është nga të paktat ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë e Shqipërisë.
Këto deklarata u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga Këshilli Rinor Shqiptar dhe MKRS-ja me rastin e ditës së rinisë, ku merrnin pjesë të rinj por edhe studentë të lëvizjes së dhjetorit të 1990.