E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputetët e PPE-së distancohen nga deklarata e Jozef Daul për Ramën

Eduard Kukan

( I përditësuar)- Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e PS-së dhe eurodeputetët kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me procesi ne integrimit të Shqipërisë në BE lidhur me përmbushjen e prioriteteve të caktuara.

Kukan, në emër të delegacionit të PE-së, në këtë prizëm vlerësoi hapat e PS-së për nisjen e reformave të përbashkëta me mazhorancën qeverisëse si dhe për procesin për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Rama u shpreh se PS mbetet e përkushtuar për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër të plotësimit të prioriteteve për integrimin.

Ajo që është ishte e rëndësishme në këtë takim është se anëtarët e delegacionit, të cilët janë njëkohësisht pjesëtarë të grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, shprehën keqardhjen e tyre dhe u distancuan nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul.

Ky i fundit kritikoi qëndrimin e kreut të PS-së dhe opozitës shqiptare lidhur me ngjarjen e 21 janarit.

**********

Delegacioni i Parlamentit Evropian zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryetari i delegacionit, Eduard Kukan përshëndeti konsensusin mes partive politike dhe theksoi se arritja e marrëveshjeve dhe votimi i tre ligjeve me 3/5 janë hapa inkurajues dhe konkrete. Shpresojmë të vijohet në këtë klimë, në përmbushje të aspiratës integruese.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se ndihet e lehtësuar që klima politike në parlament tashmë është normalizuar. Kemi miratuar 3 kode që kërkojnë 3/5-tat, kemi ngritur komisionin për reformën zgjedhore, ashtu si edhe grupin e punës për Rregullore, bazuar në rregulloren e Parlamentit Evropian, me konsensusin e të gjitha palëve.- u shpreh Topalli.

*********

Delegacioni i PE-së- Topit: Bashkëpunimi mes partive të japë rezultate pozitive 

Delegacioni i Parlamentit Evropian takoi Presidentin Bamir Topi. Gjatë këtij takimi u vlerësua zgjidhja e ngërçit politik në vend dhe nisja e bashkëpunimit mes palëve për të përmbushur reformat.

Përfaqësuesit e delegacionit të PE-së u shprehën në takimin e me Topin se kanë shpresa të mëdha që bashkëpunimi mes klasës politike të japë rezultatet e duhura në funksion të aspiratave madhore të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë.

Kreu i shtetit Bamir Topi tha se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jetë i bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, pasi realizimi i reformave është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Topi vlerësoi se pas dy vjetësh ngërçi politik, perspektiva evropiane ka treguar se është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për ndërtimin e konsensusit ndërmjet klasës politike në vend. Kreu i shtetit vuri në dukje gjithashtu se ngritja e Komisionit ad hoc për Reformën Zgjedhore dhe Grupit të Punës për rishikimin e rregullave të Kuvendit.

**********

Stabilizim-Asociimi, Kukan dhe Fajon takojnë sot në Tiranë krerët e shtetit

Sot në Tiranë është planifikuar vizita e një grupi përfaqësuesish nga Parlamenti Evropian PE-së në kuadër të takimit të 4-të BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

Delegacioni i PE-së do të kryesohet nga shefi për Evropën Juglindore në KE Eduard Kukan me pjesëmarrjen e europarlamentarëve Victor Bostinaru, nënkryetar i grupit S-D Rumani, Antonio Cancian nga EPP Itali, Tanja Fajon S-D Slloveni, Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi.

Gjatë ditës së sotme delegacioni i PE-së do të zhvillojë takim me presidentin Bamir Topi, me krye-parlamentaren Jozefina Topalli, me kreun e PS-së Edi Rama dhe me ministrin e Drejtësisë Eduart Halimi.

Ndërsa ditën e nesërme delegacioni i Parlamentit Evropian do të marrë pjesë në takimin e 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›