E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE trondit FIFA-n

FIFA dhe UEFA mund ta humbasin një nga betejat e tyre të mëdha. Një propozim ka ardhur nga Bashkimi Europian dhe bëhet fjalë për transmetim pa pagesë të ndeshjeve finale të kampionateve botërore dhe europiane.
Propozimi ka ardhur nga avokati i përgjithshëm i Gjykatës Europiane, Nilo Jaskelainen, ndërsa këto ndeshje finale janë quajtur të një rëndësie të madhe për shoqëritë njerëzore në vendet e Bashkimit Europian.
Fillimisht, dy shtete si Belgjika dhe Britania e Madhe paraqitën propozimet e tyre që gjetën miratim në Komisionin Europian duke e quajtur si pjesë e të drejtave të njeriut.
FIFA dhe UEFA reaguan menjëherë duke dërguar në Gjykatë vendimet e Komisionit, ndërsa të drejtat televizive të finaleve të Botërorëve dhe Europianëve përbëjnë një përqindje të rëndësishme të të ardhurave për dy shoqatat drejtuese të futbollit.
Juridikisht, mendimi i Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës Europiane nuk ka vlerë vendimmarrëse, por në 80 për qind të rasteve, gjykata ka dhënë vendimet e saj në përputhje me të.
Pra, FIFA dhe UEFA rrezikojnë shumë, ndërsa popullsia në vendet e Bashkimit Europian me shumë gjasa do të ketë mundësi të ndjekë pa pagesë ndeshje nga më spektakolaret në botë, ato të finaleve të turneve të mëdhenj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›