Ngrin i gjithe vendi pushojne reshjet e bores

I gjithë vendi ka ngrirë. Temperaturat shënojnë nën zero.
Në rrugën e Kombit po qarkullohet normalisht.
Drejtuesit e mjeteve thonë se rruga po mirëmbahet, por duhet më tepër angazhim.
I ftohti nën minus ka shkaktuar edhe viktima.
Në Gramsh, 38 vjeçari Orgest Daja u gjet pa ndjenja në oborrin e banesës së tij mes akullit.
Daja vuante nga zemra dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar në fundin e tij.
Në rajonin e Peshkopisë kanë pushuar reshjet intensive dhe bora është kthyer në akull. Qarkullimi është bërë edhe më i vështirë, dhe lëvizet vetëm në zinxhirë në çdo aks.
Shumë komuna dhe akse rurale raportohen të bllokuara në Malësinë e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Has, Peshkopi, Librazhd, Pogradec dhe Korçë.
Nuk ka njoftime për rrugë kryesore të bllokuara, ndërkohë që firmat e mirëmbajtjes po punojnë me mbajtjen hapur të tyre.