E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë rikthimi i Inter, është në vendin e katërt

Interi ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Catania duke fituar me rezultat 3 me 2. Humbja e Inter u duk se do të jetë e paevitueshme kur vendasit patën performancë fantastike në pjesën e parë.

Bergessio në minutën e 7 dhe Marchese në minutën e 19 realizuan golat për Catanian. Në pjesën e dytë u pa një Inter krejt tjetër.

Alvarez shënoj për 1 me në minutën e 52 të ndeshjes. Barazoj Palacio me një gol me kokë në minutën e 70. Për rikthimin e madh të Inter u përkujdes pikërisht Palacio me golin e tij të dytë dhe të tretin për Interin.

Me këtë fitore Inter tani është në vendin e kartërt me 47 pikë në tabelë. aq sa ka edhe Lazio./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›