E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE vazhdon betejën kundër krizës së euros

Vendet e eurozonës nuk kanë arritur ende të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për stabilizimin e krizës së euros.

Samiti i eurozonës në Bruksel ka përfunduar pa rezultate konkrete.

Vendimet për Greqinë apo për një ombrellë efektive për shpëtimin e euros nuk do të merren deri të mërkurën, kur në Bruksel takohen sërish përfaqësuesit e qeverive të 17 vendeve të euros dhe 27 vendeve të BE-së.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozy, u paraqitën bashkërisht në mënyrë demonstrative para shtypit, për të demonstruar unitet në luftë kundër krizës, pas mosmarrëveshjeve të javës së kaluar.

Merkel i dhuroi një lodër për vajzën Gulia presidentit francez Nicolas Sarkozy, i cili u bë baba ditët e fundit.

Po ashtu në konferencën e përbashkët për shtyp Merkel dhe Sarkozy u munduan të tregonin harmoni mes tyre. Megjithatë, vendime të forta ende nuk janë marrë.

Merkel kërkoi mirëkuptim që vendimet e vërteta do të merren të mërkurën.

Ndërkaq është e qartë se Greqia do të lirohet nga borxhet më shumë sesa ishte parashikuar deri tani, ndoshta me më shumë se 50 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›