Rusia hakmerret kundër shtetasve amerikanë
Sipas kësaj liste, janë vënë sanksione kundër zyrtarëve rusë, që kishin qenë të ndërlidhur me vdekjen e avokatit, Sergei Magnicki, në vitin 2009.
Në listën e re të Rusisë gjenden zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, që kishin qenë të implikuar në krime kundër shtetasve rusë, si dhe në shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, tha zëdhënësi Aleksander Lukashevic.
Ai, si fokuse të mundshme, ka përmendur torturën e të burgosurve, burgosjen e paligjshme në Guantanamo dhe vrasjen e civilëve në Irak dhe Afganistan.
Këto komente e theksojnë paqartësinë që gjendet në rrugën për ripërtëritjen e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, me ndryshime politike në zhvillim e sipër, në të dy vendet dhe dyshimet në rritje për njërin nga qëllimet e Rusisë, atë të pranimit në Organizatën Botërore të Tregtisë.
“Çështja nuk ka përfunduar, nëse Shtetet e Bashkuara e zgjedhin rrugën e konfrontimit me viza, ne do të duhet ta zgjerojmë këtë listë”, tha Lukashevic.
“Kjo nuk është zgjedhja jonë”, tha ai dhe shtoi se “Rusia dëshiron dialog të sinqertë dhe të respektueshëm”.