Kriza e eurozones BE me prane zgjidhjes

Udhëheqësit e eurozonës debatuan 12 orë në Bruksel në përpjekje për të hartuar një plan të përbashkët për zgjidhjen e krizës. Çështjet e mprehta në diskutim përfshinin rekapitalizimin e bankave evropiane, rritjen e fondit të shpëtimit 440-miliardë euro si dhe lehtësimin e barrës së borxhit Grek duke ua kaluar investitorëve të sektorit privat. Herman van Rompuy, kreu i Këshillit Evropian u shpreh se përparësia kryesore e cdo marrveshjeje do të ishte që të sigurohej mbrojtje nga kriza greke per vendet e tjera anëtare të BE.
"Kerkojme një mur mbrojtës kundër cdo kontaminimi: cka nënkupton maksimizim të burimeve të fondit të shpëtimit... instrumentet e këtij mekanizmi do të përdoren më me fleksibilitet dhe janë disa opsionet nën shqyrtim në këtë drejtim", tha Herman Van Rompuy- President i BE.
Gjatë vitit Greqia është tronditur nga protesta të dhunshme e në konferencën e fundit për shtyp, kryeministri Jorgo Papandreu tha se ishte thelbësore që plani të çojë në stabilitetin social të të gjithë Evropës.
"Ne duam një ekonomi konkurruese, por edhe një shoqëri evropiane me kohezion social. Ndaj kërkojmë një zgjidhje praktike për borxhin grek, edhe me pjesëmarrjen e kreditorëve private, sidomos bankave. Ne duam gjithashtu një mekanizëm të aftë për të marrë në tregun e bonove, ndërsa mbetemi të angazhuar për të përmirësuar bashkëpunimin tonë në zonën e euros për hir të ekonomisë europiane e për hir të pupyjve tanë e popullit grek,gjithashtu", tha Jorgo Papndreu, kryeministri grek.
Në javët e fundit mosmarrëveshjet mes dy themeluesve të vjetër të bllokut, qeverisë franceze dhe asaj gjermane e kishin bërë thuajse të pamundur arritjen e një marrëveshje por Presidenti francez Nikolas Sarkozi u shpreh me optimizëm në Bruksel.
"Problemet ende duhet të zgjidhen, por bisedimet kanë ecur përpara në çdo temë", deklaroi Sarkozi, i cili bëhet e ditur se është tërhequr nga vendimi për përdorimin e fondeve të pakufizuara të Bankës Qendrore Evropiane për të luftuar krizën. Në vend të kësaj, Eurozona thuhet se mund t’u drejtohet për ndihmë ekonomive në zhvillim si atyre të Kinës apo Brazilit. Pas takimit 12 orësh bisedimet mes krerëve të lartë të BE-së do të vijojnë të mërkurën.
Delina Bitraku