BE vazhdon përpjekjet për uljen e tensionimeve në Gazë
Bruksel - Pas armëpushimit në Gaza, vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund tensionimit në rajon. Bashkimi Evropian deklaroi se do të dhurojë për palestinezët ndihma humanitare me vlerë 58 milionë euro. Përfaqësuesi i Lartë i Sigurimit dhe Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, do të zhvillojë përsëri një turne në Lindjen e Mesme.
Paketa e ndihmave humanitare të Bashkimit Evropian do t'i dërgohet palestinezëve që jetojnë në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban. Zëdhënësi i Komisionit, Xhon Kllensi bëri të ditur se 32 milionë euro nga paketa janë veçuar për Gazën.