Mustafaj akuza Topallit
Tiranë -Ish -ministri i Punëve të Jashtme, deputet i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, deklaroi sot se kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka thyer dy herë kompetencat dhe detyrimet e saj si kryetare e parlamentit. “Së pari, ka shkelur detyrimet e saj për t’i mbuluar shpenzimet e Biberaj, në kohën kur ai duhet të kryente funksionin e tij si kryetar i delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe së dyti ka shkelur procedurat në zëvendësimin e tij”-deklaroi Mustafaj.
Deputeti demokrat e ka vlerësuar vendimin e Topallit si të palejueshëm. “Kjo ngjarje në Këshillin e Evropës lë gjurmë në imazhin e Shqipërisë, në mënyrë të veçantë lë gjurmë negative dhe dëmton imazhin e mazhorancës tonë”-vijoi më tej Mustafaj.
Ndërkohë, vendimi është komentuar edhe nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili deklaroi se është një problem absurd brenda PD-së, por që është kthyer në një problem të raporteve të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe Asamblenë Parlamentare.
“Mendoj se askush nuk duhet të cenojë personalitetin dhe dinjitetin e raporteve të vendit me institucionet ndërkombëtare. Nuk e kuptoj se si mund të anashkalohen të gjitha procedurat parlamentare dhe sesi në mënyrë arbitrare të zëvendësohet një përfaqësues i miratuar nga Parlamenti, thjesht me një nënshkrim të Kryetares”-theksoi Meta.