BE vlerëson disa media: Nuk transmetuan kasetat e Bashës. Është rritur gazetaria investigative
Duhet thënë se ky është një progres-raport, i mbushur me vlerësime negative për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Duke nisur që nga ngjarjet e 21 Janarit, hetimi i të cilave po pengohet nga qeveria, tek dhunimi i protestuesve nga vartësit e Bashës, tek grabitja e mandatit në Tiranë me zgjedhje pa standarde e deri tek përpjekja e Bashës për tiu imponuar medias me kaseta gjatë fushatës. Por në raport theksohet se media bëri një hap drejt pavarësisë kur nuk pranoi të transmetonte kasetat.
Media ofroi mbulim të gjerë të fushatës për zgjedhjet lokale dhe disa transmetues ndërmorën një hap drejt rritjes së pavarësisë duke mos transmetuar kasetat e parapërgatitura nga partitë politike, thuhet në raport në pjesën për median.
Ndërkohë, që në fillim të raportit vlerësohet si një zhvillim pozitiv rritja e rolit të gazetarisë investigative në zbulimin dhe denoncimin e korrupsionit. Në raport thuhet se nuk zbatohet raporti i proporcionalitetit për gjobat që vendosen ndaj medieve e gazetarëve, duke qenë se gjobat janë shumë më të mëdha në vlerë. Shqetësime ka pasur për një numër rastesh në të cilat median i janë nënshtruar presionit financiar selektiv, thuhet në raport.