E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Raporti, një analizë e kthjellët. Do ushtrojmë përgjegjësitë tona

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një qëndrim pasi iu dorëzua raporti i progresit nga ana e ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Etore Sekui. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kryetari Rama falenderon shërbimet e Komisionit Europian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga Opinioni i vitit të kaluar. Si drejtues i opozitës Edi Rama përfiton nga rasti për të rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë, thuhet në njoftimin e PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›