E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Nuk hetohen zyrtarët e mesëm dhe të lartë. Meta, rasti i vetëm i profilit të lartë që shkon në gjykatë

Share

Në progres- raport theksohet se korrupsioni është tejet i përhapur në shumë fusha dhe përbën problem serioz. Si çdo vit BE thekson se nuk ka hetime për zyrtarët e lartë, por në këtë progres- raport është theksuar edhe mungesa e hetimit për zyrtarët e mesëm. Në raport thuhet se çështja e Ilir Metës është e vetmja e profilit të lartë që ka shkuar në gjykatë. E duket se ajo nuk mjafton për Bashkimin Europian, edhe pse është e qartë se ajo vetëm sa ka shkuar në gjykatë. Pak progres është bërë në krijimin e një regjistri me hetime proaktive, procedime dhe dënime në raste korruptive në të gjitha nivelet, që është një prioritet kyç për Opinionin. Në veçanti, hetimi i rasteve të korrupsionit në nivele të mesme dhe të larta është i rrallë. Prokurori i Përgjithshëm ka nisur një hetim për akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës për ish-kryeministrin Ilir Meta, pas publikimit të një videoje të debatueshme. Kjo më pas çoi edhe në ngritjen e akuzave ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti. Rasti i ish-zëvendëskryeministrit Meta është aktualisht i vetmi rast i nivelit të lartë që ka shkuar në gjykatë, thuhet në raport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›