BE zgjeron sanksionet për Bjellorusinë

Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet kundër përgjegjësve për presionin e vazhdueshëm ndaj shoqërisë civile, opozitës politike dhe mediave të pavarura në Bjellorusi.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian që po takohen sot në Luksemburg kanë shtuar 16 emra në listën prej 192 njerëzve që do tu ndalohet marrja e vizave dhe do tu ngrihen asetet.
Shefja e punëve të jashtme të BE-së Ketrin Eshton, duke folur rreth takimit të sotëm, përsëriti kërkesën e Bashkimit Evropian për lirimin e të burgosurve politik në Bjellorusi.
"Ju e dini angazhimin tonë të vazhdueshëm që të lirohen të burgosurit politik në Bjellorusi në mënyrë që të rehabilitohen” u shpreh Eshton.