Ndahet çmimi Nobel për ekonominë

Çmimi Nobel për ekonominë 2011, u është dhënë dy shtetasve amerikanë, të vlerësuar për kontributin e dhënë në shpjegimin e rritjes dhe inflacionit.
Fitues të këtij çmimi janë Christopher Sims e Thomas J. Sargent. “Një mirënjohje për punën e tyre kërkimore për shkaqet dhe efektet në makroekonomi'- shpejgoi Staffan Normark, përfaqësuesi i organizatës që ndan çmimet Nobel.
Christofer Sims, është docent në universitetin Princeton, ndërsa Sargent konsiderohet një nga ekonomistët më me influencë në botë. Çmimi Nobel për ekonominë ka filluar të jepet që në vitin 1968.