E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirgistani: Unioni islamik Jihad përgjegjës për sulmet e 8 tetorit

Komiteti për Siguri Kombtare i Kirgistanit, ka deklaruar sot se antarët e lëvizjes islamike ekstremiste Jihad, janë përgjegjësit për dhunën në qytetin jugor Osh, më 8 tetor.

Shefi i këtij komiteti, Keneshbek Dushebaev, tha që 8 persona janë arrestuar gjatë operacionit të sigurisë me 8 tetor ndërsa një person u vra nga forcat e sigurisë, kur po tentonte të merrte penf një autobus.

Dushebaev, tha se forcat e sigurisë kanë konfiskuar armë, duke përfshirë edhe granata dore dhe literaturë ekstremiste gjatë bastisjes.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Oshit, Zamir Sidikov, tha për AFP se 20 persona të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar deri tani në jug.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›