E Shtunë, 31 Tetor 2026

BEBET KERKOJNE BABAIN

GJYKATA FLUKS KERKESASH PER NJOHJE ATESIE

Kane jetuar nje lidhje dashurore e cila ka zgjatur derisa vajza ka mesuar se kishte mbetur shtatzene ndersa i dashuri i saj pasi i ka kerkuar te abortoje e ka braktisur se bashku me femijen. Kjo eshte fabula e njeres prej kerkesave te shumta qe i jane drejtuar gjate ketij viti Gjykates se Tiranes per njohje atesie. Ne te gjitha rastet jane vajzat-nena ato qe pasi kane sjelle te vetme ne jete krijesat e pafajshme qe kerkojne per ta edhe nje te drejte te pamohueshme atesine.

Por ecejaket e tyre nuk perfundojne ketu. Te dashurit e tyre nuk denjojne te vijne ne gjykate per ti dhene mbiemrin e tyre femijes si dhe per te marre persiper pergjegjesite qe u takojne. Madje ky eshte dhe problemi kryesor qe kane hasur togat e zeza te gjykates se Tiranes qe merrem me shqyrtimin e kerkese-padive civile. E vetmja mundesi qe gjyqtaret te dalin me nje vendim eshte qe te vertetojne atesine e femijeve. Dhe kjo behet e mundur vetem fale analizes se ADN-se si e vetmja prove shkencore e pakundershtueshme.

Analizat

Thuajse ne 90 per qind te rasteve kerkese-padite per njohje atesie ne gjykaten e Tiranes jane depozituar nga nenat e femijeve. Krijesat e pafajshme kane lindur si rezultat i lidhjeve te jashteligjshme. Te mbetura ne udhekryq pa ndonje rrugedalje nenat qe ne disa raste nuk kane patur mbeshtetjen as te familjeve te tyre i jane drejtuar ligjit per te gjetur sado pak drejtesi. Sfida per keto nena qe kane sjelle ne jete krijesa pa qene te martuara nis ne dyert e gjyqesorit. Ish te dashurit e ndonese nuk pranojne atesine e femijes nuk paraqiten as ne gjykate duke u bere pengese te proceseve gjyqesore. Per te vertetuar shkencerisht atesine e femijes duhet qe babai i pretenduar si i tille te paraqitet para togave te zeza per te dhene kampionet per analizat e ADN-se. Por mosparaqitja e te paditurit ben qe procesi te shtyhet dhe gjykata nuk mund te dale me nje vendim pasi vetem ne saje te analizes se ADN-se mund te vertetohet katerciperisht qe eshte apo jo babai i femijes. Ka pasur raste kur te paditurit jane sjelle forcerisht ne gjykate dhe duket se kjo praktike do te ndiqet dhe ne te ardhmen pasi per te mos shkaterruar familjet e tyre per te mos pasur asnje pergjegjesi keta baballare nuk njohin as femijet e tyre.

Padite

Thuajse ne te gjitha rastet femijet jane te lindur jashte martese. Nenat jane te pamartuara dhe pervecse kerkojne qe femija i tyre te marre mbiemrin e ish-te dashurit i kerkojne gjykates ta detyroje ate te paguaje nje pension ushqimor per rritjen e femijes. Gjate ketij viti ne gjykaten e kryeqytetit jane depozituar rreth 17 padi te tilla nga te cilat gjykata ka pranuar kerkesat per njohje atesie 10 prej tyre ndersa 7 te tjera jane ende ne gjykim.

Cperfitojne femijet jashte martese

Femijet e lindur jashte martese kane te gjitha te drejtat per te fituar trashegimi nga prinderit apo te aferm te tyre ashtu sic perfitojne edhe femijet e lindur nga nje martese. Por qe nje femije i lindur nga nje lidhje jashtemartesore te perfitoje pasuri nga prindi mashkull duhet qe ky i fundit ta kete njohur si femije duke i dhene atesine apo atesia te jete fituar ne gjykate permes njohjes me analizen e ADN-se. Ne momentin qe prindi mashkull e njeh vullnetarisht kete femije te lindur nga nje lidhje jashtemartesore por edhe nepermjet nje vendimi gjykate nga analiza e ADN-se ky femije perfiton nga trashegimia e babait njesoj si femijet qe ai ka nga martesa perfiton pasuri edhe nga gjysherit apo ndonje pjesetar tjeter i familjes. Perfitimi eshte i barabarte per te gjithe femijet qofshin ata te marteses apo jashte martese.

Neni 9

Nje femije i lindur jashte martese ka te njejten te drejte te trashegimise ne pasurine e babait dhe nenes se tij dhe te nje anetari te familjes se babait ose nenes se tij sikur te kishte qene i lindur ne martese.

Neni 10

Martesa ndermjet babait dhe nenes se nje femije te lindur jashte martese i jep femijes statusin ligjor te femijes te lindur ne martese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›