E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia ne Adriatik humbin shpresat per te gjetur 8 marinaret

Shuhen shpresat per te gjetur trupat e 8 marinareve turk qe u zhduken ne det pas permbytjes se anijes se tyre Reina. Ndersa mengjesin e se dieles ne portin e Durresit u ankorua anija me e fuqishme e flotes turke per operacionet e kerkim-shpetimit Barbaros e cila pas dy ditesh kerkim ne det te hapur nuk arriti te gjeje gjurme te 8 marinareve te anijes Reina. Nga infomacionet e fundit dyshohet se skenari i mbytjes se anijes ka qene i ngjashem me ate te mbytjes se anijes historike Titanik pasi sipas te dhenave anija eshte mbytur vertikalisht ne nje hark kohor prej shtate minutave. Ndersa anija luftarake Iliria mesohet se ka gjetur ne det te hapur dhe nje gomone e cila dyshohet se eshte hedhur ne momentin e perplasjes por qe nuk eshte perdorur dot nga marinaret. Aksidenti tragjik ndodhi ne oret e para te mengjesit te dites se enjte ku anija tregtare Reina u perplas me tragetin e udhetareve Ankara ne te cilin ishin 196 ushetare nga te cilet nuk pati te lenduar. Nga perplasja arriten te shpetonin vetem kapiteni dhe zvendeskapiteni i anijes tregtare Reina ndersa jane shpallur te zhdukur tete pjesetaret e tjere te ekuipazhit.


Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›