E Enjte, 5 Nëntor 2026

BEJRUT – Banorët e bastioneve të Hezbollahut braktisin shtëpitë nga frika e luftës

BEJRUT, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Banorët e periferive jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut në periferi të kryeqytetit, kanë filluar të lënë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë vende të tjera për të qëndruar, nga frika e një lufte me Izraelin, deklaruan burimet libaneze të sigurisë.

“Unë nuk kam frikë për veten time, por për fëmijët e mi”, tha një banor i zonës Beir al-Abed në periferitë jugore të Bejrutit.

Një tjetër banor tha se ”po kërkonte një apartament të mobiluar jashtë kryeqytetit për të siguruar sigurinë e tij dhe të fëmijëve”.

Një burim libanez i sigurisë tha se “situata është shumë shqetësuese”.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Firass Abiad tha të enjten se furnizimet mjekësore të Libanit do të zgjasin katër muaj në rast lufte.

Ndërkohë, spitalet libaneze po përgatiten për një luftë të mundshme me Izraelin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›