BEJRUT – I dërguari i SHBA-së mund të kthehet në Liban për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit

BEJRUT, 11 nëntor /ATSH-DPA/- I dërguari i SHBA-së Amos Hochstein do të udhëtojë në Liban dhe do të negociojë një propozim për armëpushim midis Izraelit dhe milicisë shiite Hezbollah.
“Hochstein pritet të mbërrijë në vendin mesdhetar këtë javë”, sipas stacionit televiziv libanez LBCI.
Por, zyra e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Nabih Berri, i cili po zhvillon negociatat me Hochstein në emër të Hezbollahut, tha se Berri nuk ka marrë ende asnjë telefonatë në lidhje me një vizitë të re të Hochstein në Bejrut.
Planet për vizitën e tij të mundshme janë tregues se kërkesat e palës libaneze janë marrë parasysh në projektmarrëveshje.
Mediet izraelite raportuan për propozimin e supozuar të SHBA-së muajin e kaluar, i cili thotë se Izraeli dhe Hezbollahu fillimisht duhet të pezullojnë sulmet e tyre për 60 ditë.
“Ushtria izraelite do të largohet nga Libani dhe forcat nga ushtria libaneze do të vendosen në kufi”, thuhet në raport.
“Izraeli dhe Libani gjithashtu duhet të zhvillojnë negociata indirekte për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të OKB-së pas 60 ditësh”, sipas raportit.
Rezoluta 1701 e OKB-së i dha fund një lufte 33-ditore në vitin 2006. //a.i/