E Enjte, 5 Nëntor 2026

BEJRUT – Libani: Izraeli po vazhdon sulmet në jug dhe lindje

BEJRUT, 26 shtator /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ajrore në Liban, thanë sot burimet lokale.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA raportoi se Izraeli kishte bombarduar sot në mëngjes një ndërtesë komunale pranë Nabatyieh në jug.

“Më në jug, të paktën katër persona u vranë gjatë sulmeve pranë kufirit”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Media shtetërore përmendi rreth 20 lokacione ku ndodhën sulmet gjatë natës dhe në mëngjes.

Departamenti Libanez i Mbrojtjes Civile raportoi operacionet e shpëtimit, duke përfshirë Luginën Bekaa në lindje.

Pas sulmeve të Izraelit, ekipet e shpëtimit nxorën një vajzë dhe individë të tjerë të plagosur nga rrënojat dhe gjithashtu gjetën trupa të pajetë.

Ushtria izraelite deklaroi se forcat ajrore kishin shënjestruar rreth 75 vende në Liban, duke përfshirë Luginën Bekaa dhe jugun. IDF kishte shënjestruar kryesisht depo armësh dhe raketahedhëse. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›