UKRAINË – Forcat ruse sulmojnë Kievin me dronë luftarakë

KIEV, 26 shtator /ATSH-DPA/- Rreth 10 dronë luftarakë rusë u rrëzuan mbi kryeqytetin ukrainas Kiev gjatë natës, sipas raporteve zyrtare.
“Rënia e mbetjeve të dronëve dëmtoi automjetet dhe ndezi zjarre, por ato u shuan”, tha Departamenti i Mbrojtjes Civile të Ukrainës, duke shtuar se sulmi ajror në Kiev kishte zgjatur pesë orë e gjysmë.
“Në rajonet e Mykolaiv dhe Ivano-Frankivsk, objektet e energjisë u goditën gjithashtu, duke shkaktuar ndërprerje të pjesshme të energjisë”, tha departamenti.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se nga 78 dronët rusë të zbuluar, 66 prej tyre ishin rrëzuar.
“Gjithashtu, u kapën edhe katër raketa”, tha ai.
Ukraina ka luftuar pushtimin e plotë rus për dy vjet e gjysmë. //a.i/