BEJRUT – Luftime mes Hezbollahut dhe trupave izraelite në Libanin jugor

BEJRUT, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Milicia e Hezbollahut në Liban, e mbështetur nga Irani, tha se trupat e saj kishin nisur sot katër sulme ndaj ushtarëve izraelitë në qytetin, Khiam.
Një ditë më parë, milicia islamike raportoi të paktën shtatë sulme ndaj trupave izraelite në të njëjtën zonë.
Mediet lokale ndërkohë raportuan sulme të reja ajrore dhe artilerie nga ushtria izraelite.
Lufta në Liban, e cila po zhvillohet në të njëjtën kohë me luftën e Gazës, ka përkeqësuar në mënyrë dramatike situatën humanitare në Liban.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 3 400 njerëz janë vrarë dhe 14 700 të tjerë janë plagosur.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit nuk ka dhënë asnjë informacion nëse viktimat janë anëtarë të Hezbollahut apo civilë. //a.i/