E Enjte, 5 Nëntor 2026

BEOGRAD – Vuçiç: Presim mbështetjen e Turqisë në proceset e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

SHKUP, 11 tetor /ATSH-AA/- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me homologun turk Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia kishte rolin dhe fuqinë më të madhe në Ballkan, duke theksuar pret ndihmën e Ankarasë në proceset e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiç dhe Erdogan zhvilluan një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe.

“Erdogan gjithmonë ka mbrojtur paqen në Ballkan. Jam mirënjohës për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të na dëgjuar”, tha presidenti serb duke shtuar se Turqia ishte një shtet i rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve miqësore.

“E vlerësojmë pozicionin politik të Erdoganit, i cili udhëheq një vend të pavarur, në interes të qytetarëve dhe popullit të Turqisë dhe jo në interes të disa fuqive të tjera”, shtoi ai.

“Turqia ka fuqinë dhe rolin më të madh në Ballkan”, tha Vuçiç duke shtuar se për këtë arsye, priste mbështetjen e Turqisë në proceset e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Dy vendet nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi në fusha si energjia, tregtia, teknologjia, sporti, sigurimet shoqërore, menaxhimi i fatkeqësive dhe media.

Përpara vizitës në Serbi, Erdogan vizitoi dje Shqipërinë, ku u takua me krerët e shtetit dhe përuroi Xhaminë e Namazgjasë të ndërtuar me kontributet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit të Dijanetit turk. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›