BERLIN – Scholz premton 1,4 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin

BERLIN, 11 tetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi sot dërgesa të mëtejshme të armëve për Kievin me vlerë 1,4 miliardë euro – gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në Berlin.
“Ndihma e re përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri dhe dronë”, tha Scholz.
“Gjermania vazhdon të qëndrojë e vendosur pranë Ukrainës”, tha ai.
Scholz dënoi gjithashtu sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, të cilat ai tha se synonin të dobësonin rezistencën e popullsisë ndaj pushtimit të Moskës.
Zelensky do t’i paraqesë Scholz detajet e planit të tij të fitores gjatë takimit në Zyrën e Kancelarit në Berlin.
Vizita e presidentit ukrainas vjen pas një turi në Evropë dhe anulimit të një samiti kyç ndërkombëtar në bazën ajrore amerikane në Gjermani – për shkak të vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të shtyrë takimin – pas goditjes së SHBA-së nga uragani “Milton”. //a.i/