E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz do të takohet me Erdoganin në Stamboll javën e ardhshme

BERLIN, 11 tetor /ATSH/- Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet me presidentin turk Tayyip Erdogan në Stamboll më 19 tetor, ku do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme, tha sot një zëdhënës i qeverisë gjermane, sipas Reuters.

“Migracioni, si dhe çështjet e politikave dypalëshe dhe ekonomike do të jenë gjithashtu në axhendë”, tha zëdhënësi në një konferencë për shtyp të qeverisë, pa dhënë më shumë detaje.

“Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i Gjermanisë në temat e migracionit dhe luftës në Ukrainë”, shtoi zëdhënësi.

“Qeveria federale është në bisedime të vazhdueshme me Turqinë për çështjet e politikës së migracionit, përfshirë në fushën e bashkëpunimit për riatdhesimin”, tha ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›