BERLIN – Bundestagu mblidhet për të zgjedhur Merz si kancelar

BERLIN, 6 maj /ATSH-DPA/- Dhoma e Ulët e parlamentit të Gjermanisë do të mblidhet sot për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelarin e ri të vendit.
Merz kërkon një shumicë absolute votash në Bundestagun me 630 vende për të pasuar kancelarin në largim, Olaf Scholz.
Koalicioni i ardhshëm – i përbërë nga Kristiandemokratët (CDU) i Merz, Unioni Kristiansocial (CSU) i Bavarisë dhe Socialdemokratët (SPD) e qendrës së majtë – mban 328 vende në Bundestag.
Përpara votimit, përfaqësuesit e grupit parlamentar konservator CDU/CSU dhe SPD thanë se të gjithë ligjvënësit e tyre janë të pranishëm, duke e bërë zgjedhjen e Merz pothuajse të sigurt.
Nëse ai merr shumicën e votave, Merz do të betohet sot në mbrëmje si kancelar gjerman në rezidencën Bellevue Palace, në Berlin. //a.i/