BERLIN – Faeser: Protestat në aeroporte të rrezikshme, vepra të dënueshme

BERLIN, 15 gusht /ATSH-DPA/- Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser i cilësoi protestat në aeroportet gjermane si “të rrezikshme” duke sugjeruar dënime të ashpra.
Të enjten, aktivistët e grupit klimatik të Gjeneratës së Fundit hynë në aeroportet në Berlin-Brandenburg, Shtutgart, Nuremberg, Këln-Bon, duke shkelur sigurinë dhe duke shkaktuar vonesa në Këln/Bon dhe Nuremberg.
“Këto veprime kriminale janë të rrezikshme dhe marrëzi”, tha Faeser në një postim në X.
“Demonstruesit jo vetëm që po rrezikojnë jetën e tyre, por po rrezikojnë edhe jetën e të tjerëve”, shkroi ajo, duke vënë në dukje se qeveria ka propozuar dënime të rënda me burg.
“Qeveria po kërkon gjithashtu që aeroportet të përmirësojnë ndjeshëm sigurinë e objekteve të tyre”, tha ajo.
Thelbi i një projektligji, i miratuar nga Kabineti më 17 korrik, por që ende ka nevojë për miratimin nga parlamenti ose Bundestagu, është krijimi i një dispozite të re që e bën ndërhyrjen e qëllimshme, të paautorizuar në aeroport – një vepër të dënueshme nëse veprimi dëmton sigurinë e trafikut ajror civil.
Më parë, në raste të tilla vendoseshin vetëm gjoba. //a.i/