FOKUS – Hamasi nuk do të negociojë kushtet e reja të armëpushimit

BEJRUT, 15 gusht /ATSH-DPA/- Lëvizja palestineze islamike Hamas nuk do të negociojë asnjë kusht të ri për një armëpushim apo lirimin e pengjeve, tha një burim brenda lëvizjes.
“Bisedimet e reja që nisin sot në Katar duhet të fokusohen vetëm në zbatimin e planit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden”, shtoi burimi.
Hamasi u ka bërë të qartë ndërmjetësuesve se ata nuk do të pranojnë më shumë manovra nga Izraeli.
Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vepruar si ndërmjetës prej disa muajsh mes Izraelit dhe Hamasit.
Diskutimet e sotme shihen si një moment kyç në përpjekjen për të siguruar një armëpushim dhe për të lehtësuar shkëmbimin e pengjeve në konfliktin e Gazës.
“Në varësi të rezultatit të ditës se sotme, bisedimet pritet të vazhdojnë nesër”, sipas burimit. //a.i/