Gara e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, ambasada e SHBA përgëzon rreshterët shqiptarë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përgëzoi sot rreshterin e stafit Joni Mino dhe rreshterin Eran Zagani nga ushtria shqiptare për paraqitjen e tyre të fortë në garën “Luftëtarët më të mirë” të Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit javën e kaluar.
Rreshter Mino ishte gjuajtësi më i mirë në poligonin e qitjes dhe u rendit i pari në garën e lundrimit tokësor gjatë natës dhe rreshter Zagani fitoi garën në pistën e pengesave.
Çdo garë shfaqi përshtatshmërinë, qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e pjesëmarrësve, duke theksuar forcën e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri përmes Programit të Partneritetit Shtetëror me Nju-Xhersin, duke u stërvitur së bashku për të përballuar sfidat e ardhshme dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta. /j.p/
1 nga 9