E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Merz reagon pas incidentit në Mynih: Gjermania ka nevojë për ndryshim

BERLIN, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi konservator gjerman Friedrich Merz, kandidati kryesor për t’u bërë kancelari i ardhshëm, ka bërë thirrje për masa më të forta sigurie dhe për ndryshim në Gjermani, pasi një makinë u përplas me një numër personash, të pranishëm në një tubim sindikal në Mynih, duke plagosur të paktën 28 prej tyre.

“Të gjithë në vendin tonë duhet të ndihen përsëri të sigurt. Diçka duhet të ndryshojë në Gjermani”, shkroi lideri i kristian-demokratëve të qendrës së djathtë (CDU) në X.

“Siguria e popullit në Gjermani do të jetë prioriteti ynë kryesor. Ne do të zbatojmë me rigorozitet ligjin dhe rendin”, shtoi Merz, duke i kushtuar vëmendje periudhës pas zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit, në të cilat aleanca e tij konservatore, e cila përfshin gjithashtu partinë e saj simotër bavareze, CSU, pritet të dalë në krye.

Merz tha se u gjendej pranë viktimave të sulmit të dyshuar në kryeqytetin bavarez dhe falënderoi forcat e sigurisë për reagimin e tyre të shpejtë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›