E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH : Privatizimet e aseteve shtetërore ndihmojnë ekonominë

Vendimi i qeverisë për privatizimet shtetërore shihet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si një hap pozitiv në këto momente për ekonominë shqiptare.

BERZH e citon këtë në raportin e fundit që ka publikuar në lidhje me zhvillimin e vendeve që kjo bankë mbështet me fonde. Sipas raportit, në fillim të vitit 2011 qeveria njoftoi qëllimin e saj për privatizimin e rreth 1 300 aseteve të ndërmarrjeve, kryesisht të vogla. Banka për Rindërtim dhe Zhvillim e konsideron këtë reformë si të rëndësishme në kushtet aktuale, kur kriza ka përfshirë globin dhe të ardhurat në buxhete po bien.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›