E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH: 270 mln euro energjinë dhe bizneset e vogla në rajon

Janë 270 mln euro që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar në mbështetje të projekteve energjetike dhe bizneseve të vogla e të mesme në rajon. Ishte Dhoma italiane e Tregtisë në Tiranë, e cila organizoi një konferencë me sipërmarrës të huaj dhe shqiptarë, ku u diskutua rreth përfitimeve që ofrojnë këta sektorë në vendin tonë dhe mundësive të financimit nga ana e BERZH-it. Në 2010, Shqipëria ka importuar nga Italia mallra me një vlerë prej 969 milionë euro, duke zënë 27 për qind të importeve totale. Gjithashtu, Italia zë vendin më të madh edhe të eksporteve shqiptare, me rreth 64 për qind, në një vlerë prej 579 milionë euro. Përveç shkëmbimeve tregtare, edhe fluksi i investimeve italiane ka zënë një rol të rëndësishëm, në sektorë strategjikë. Kemi mundësinë të shohim mundësitë që ofron BERZH-i, për të zhvilluar më tej investimet tona”, deklaroi Saba D’Elia, Ambasadori i Italisë në Tiranë. Drejtori i zyrës së BERZH-it në Tiranë, Fabio Serri tha se, banka që ai përfaqëson kërkon të shtojë investimet në Shqipëri dhe sidomos në mbështetje të sektorit energjetik. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri ka realizuar 52 projekte, me një vlerë prej rreth 2 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›