E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasvota

Angazhimi minimal lidhur me vijueshmerine e procedurave elektorale ne Republiken e Shqiperise tashme duket pa vlere pas asaj qe pame dje ne KQZ. Ne kete kuptim shenimet e meposhtme nuk do te duhej te kuptohen si perpjekje ambicioze per gjetjen e ndonje lloj te vertete elektorale ne Shqiperi por thjesht si nje shenim brenda logjikes ligjore qe per fat te keq nuk ekziston me.

E them kete sepse ajo qe kreu dje dyshja Berisha Ristani eshte thjesht nje justifikim per te arritur te qellimi ndryshimi i rezultatit ne tavoline. Edhe po te mos ishte kjo do gjendej dicka tjeter. Tallja eshte e plote dhe e konsumuar nje tallje e rende dhe e rrezikshme me ligjin dhe me te gjithe qytetaret ndaj merreni shkrimin e meposhtem si te vlefshem jo ne kete situate te sotme por ne nje situate realisht debatuese

Situata deri tani eshte pak a shume kjo. PD antikomuniste dhe LSI socialiste ne nje koalicion antisocialist konkurruan kunder PS ne Tirane ne zgjedhjet per Kryetar Bashkie dhe institucione te tjera komunale. Si pale e trete ne gare u paraqit edhe Partia Komuniste e cila me ndihmen e LSI arriti te permbushte standardet formale per kete qellim.

Thene thjesht Edi Rama kishte kunder vetes gjithe spektrin politik tjeter nga Berisha e Meta deri tek Hysni Milloshi pra nje lloj perpjekjeje per jete e vdekje tu zihet bese edhe gojeve te keqija se pushteti qendror e shtrengoi administraten shteterore te votonte kunder Rames. Numerimi i votave vijoi per faqe te zeze shteti shqiptar deshtoi u desh nderhyrja e faktorit nderkombetar qe palet te mos pergjakeshin gjate numerimit.

Une nuk besoj ne Zot por ka qene me siguri dora e tij e cila pavaresisht se si vijuan zgjedhjet dhe numerimi i votave i dha Rames 9 apo 10 me shume ne kutite per kryetar Bashkie sesa rivalit te tij. Ishte kjo dore qe njeherazi i dha edhe nje dacke Berishes per te gjitha zullumet e tija te mehershme elektorale.

KQZ me nje sjellje te paprecedente e te frikshme nga pikepamja ligjore vendosi dje qe duhen numeruar vota te hedhura gabimisht ne kuti te tjera. Perfshirja e ketyre votave per mendimin tim do te ishte e paligjshme per arsyet e meposhtme. Kodi Zgjedhor parashikon ne nenin 106 per zgjedhesin fleten e votimit kutine e votimit dhe votimin si me poshte

Neni 106
Votimi
1. Pasi merr fleten e votimit zgjedhesi hyn i vetem ne dhomen e fshehte dhe ne fleten votimit shenon ne krah te emrit te subjektit zgjedhor apo partise pjesetare te nje koalicioni shenjen x ose - apo nje shenje tjeter qe tregon qarte zgjedhjen e bere prej tij.

2. Zgjedhesi pasi ben shenimin ne fleten e votimit palos fleten e votimit ne menyre qe shenja te mos jete e dukshme por te pakten nje nga vulat ne pjesen e pasme te fletes te jete e dukshme. Zgjedhesi pasi del nga dhoma e fshehte e hedh fleten e votimit ne kutine perkatese te votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

duhet vene re
Parimi i rendesishem i karakterit permbajtesor i kryerjes se zgjedhjeve te fshehta dhoma e fshehte palosja e sigurt per fshehjen e votes.

Domosdoshmeria e tregimit te qarte te vullnetit te zgjedhesit nepermjet shenimit ne menyre te dukshme me x ose - edhe kjo nje element i karakterit permbajtesor

Hedhja ne kutine perkatese element percaktues i karakterit formal pra jo hedhje diku tjeter

Largim nga qendra e votimit element te cilit rendom keqkuptohet si nje nevoje konvencionale per te mos u grumbulluar shume njerez pa pune ne qender por qe kuptimin primar e ka ne faktin qe votuesi e ka perfunduar procesin e dhenies se votes pra qe ka pushuar nevoja e pranise se tij fizike.

Ky rregullim ligjor i dhenies se votes per nga natyra nuk lejon nje interpretim zgjerues nga organi zbatues pa rrezikuar ndryshimin cilesor te karakterit te votimit vete gje qe do te shkaktonte andralla kushtetuese te medha po te mbahet parasysh se procesi i votimit eshte ai me i rendesishmi i ushtrimit te pushtetit i cili buron nga populli dhe i takon atij.

Ligjerisht eshte parashikuar se hedhja e votes ne kutine perkatese si elementi i procesit te votimit eshte nje veprim personal mungesa e te cilit vetekuptohet do te shkaktonte pavlefshmerine e votes.
Pra e hedh ti dhe vetem atje ku duhet

Por cndodh kur vota nuk hidhet ne kutine perkatese
Ligji parashikon per fletet e votimit ne nenin 97 parag. 3 te Kodit Zgjedhor
Per Bashkine e Tiranes zgjedhesi voton me kater flete votimi me ngjyra te ndryshme nje per kryetarin e Bashkise se Tiranes nje per Keshillin e Bashkise se Tiranes nje per kryetarin e njesise bashkiake dhe nje per keshillin e njesise bashkiake.
... ne nenin 104 parag. 3 te Kodit Zgjedhor per kutite e votimit

Per zgjedhjet vendore ne Bashkine e Tiranes ne qendren e votimit vendosen kater kuti votimi nje per kryetarin e Bashkise se Tiranes nje per Keshillin e Bashkise se Tiranes nje per kryetarin e njesise bashkiake dhe nje per keshillin e njesise bashkiake.
... ne nenin 117 parag. 3 germa a te Kodit Zgjedhor per votat e pavlefshme

Vota te pavlefshme jane fletet e votimit kur fleta e votimit nuk ka te njejten madhesi ngjyre ose forme me fleten e votimit te miratuar nga KQZ-ja.

Fakti qe ligjvenesi ka rregulluar shprehimisht nevojen e kutive te ndryshme te votimit per hedhjen e fleteve te votimit me ngjyra perkatese tregon se ai e ka vene kete si kusht per nje votim te rregullt perndryshe cila do te ishte arsyeja qe kjo gje rregullohet shprehimisht ne ligj do veprim i ndryshem nga kjo praktike do te ishte nje shmangie nga nje detyrim formal po ashtu si do te ishte ai qe une e plotesoj vete fleten e votimit por le dike tjeter ta hedhe ne kutine perkatese qenin per shembull.

Ne momentin qe nje flete votimi nuk eshte hedhur ne kutine perkatese ajo ka nje ngjyre tjeter dhe si e tille eshte e pavlefshme.
I njejti argument perfitohet indirekt edhe nga leximi i nenit 116 parag. 5 fjalia e dyte lidhur me numerimin e votave

Ne rastin e zgjedhjeve vendore kutia e votimit per partite politike dhe/ose koalicionet zgjedhore hapet vetem pasi te jene perfunduar procedurat e numerimit e te vleresimit dhe te jete mbyllur kutia me fletet e votimit per kandidatet per kryetar te njesive te qeverisjes vendore.

Ligjvenesi ka parashikuar shprehimisht se votat per Kryetar Bashkie gjenden vetem ne kutine per kandidatet per kryetar te njesive te qeverisjes vendore numerimi i te cilave perfundon perpara fillimit te numerimit te kutive per partite politike.

Ne rast se ligjvenesi do te kishte gjetur te nevojshme cilesimin si te vlefshme edhe te atyre votave te hedhura gabimisht ne kuti te tjera do ta kishte rregulluar shprehimisht kete ose te pakten nuk do te kishte vendosur kufijte kohore te fillimit te numerimit te kutive te dyta pas mbarimit te numerimit te kutive te para pra qe te perseris veten per te qene sa me i sakte qe vota e pare e kutise se dyte numerohet pas votes se fundit te kutise se pare.

Ky do te duhet te ishte ma do mendja arsyetimi ligjor dhe i drejtperdrejte per ato 9 votat e Zotit nderkohe qe si arsyetim indirekt Rames mund ti sherbente pohimi qe hedhja e votave ne kutite e gabuara mund te kete qene deshira e votuesit per ta bere voten e tij per konkurrentin politik te Rames keshtu te pavlefshme.

Per komente dhe reagime shihni ne Shekulli Online ose shkruajini autores ne adresen mialeksigmail.com

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›