Hyn në fuqi ligji i faljes së gjobave

Ministria e Financave ka bërë të ditur se janë gati të gjitha udhëzimet plotësuese për aplikimin e tij, ku përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët që do të deklarojnë të ardhurat dhe pasuritë e tyre.
Nga aplikimi i këtij ligji do të jenë përfitues edhe bizneset e vegjël dhe të mëdhenj, të cilëve do t’u falen detyrimet tatimore e doganore, si dhe do të kenë mundësi të legalizojnë asetet e tyre.
Ligji i amnistisë parashikon që çdo qytetar mund të legalizojë shuma parash që disponon, duke i futur ato në banka dhe duke paguar tarifë 3 për qind. Sipas ligjit, qytetarët mund të rivlerësojnë pronat e tyre të paluajtshme me një tarifë 1 për qind, ndërkohë që u falen gjithë taksat dhe tatimet e papaguara deri në fund të vitit 2010. Po ashtu, parashikohet të falen edhe gjobat doganore për makinat e importuara deri në dhjetorin e kaluar.
Projektligji parashikon falje për një seri detyrimesh për biznesin e vogël e mesëm dhe të madh, gjoba dhe taksa të papaguara doganore, tatime të pashlyera të vjetra. Individëve ju falen edhe detyrimet e papaguara te faturave të energjisë elektrike deri në momentin kur ky shërbim kaloi në duart e CEZ-it.
Nga kjo amnisti nuk përfitojnë pasuritë e vëna nga krimi i organizuar, përfshirë dhe kundravajtjet penale, që kanë të bëjnë me fshehjen dhe mospagimin e taksave. Nuk përfshihen në të zyrtarët e lartë si dhe personat e lidhur me ta, që kanë apo kanë pasur detyrimin për deklarim të pasurisë se tyre. /Start/
2011-05-19 08:32