BERZH: Ekonomia e Ballkanit, rrezik i borxheve të vendeve të eurozonës
Parashikimet për perspektivat ekonomike të rajonit të Ballkanit të bëra nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregojnë për një rritje mesatare prej 4.6 për qind më 2011 dhe 4.4 për qind më 2012. Parashikimi më i fundit në fakt për janarin e 2011-ës ishte 4.2 për qind. Me gjithë parashikimet pozitive për zhvillimin ekonomik, Anthony Williams shkruan në artikullin e tij në Emg.rs në termat e riskut rajoni rrezikon për shkak të borxheve në rritje të disa vendeve të eurozonës dhe presioneve inflacioniste në rritje. Sektori i kreditimit e ka marrë veten, citohet në artikull, sidomos në Shqipëri, Rusi, Turqi, Poloni, Serbi dhe vendet e Europës Lindore, si dhe në vendet e Kaukazit. Por gjendja, sipas Williams mbetet e dobët ose negative në Ukrainë, vendet e Balltikut, Hungari, Slloveni dhe Rumani ku rimëkëmbja e ekonomisë ka ecur më ngadalë ose ku bumi i kreditimit para krizës ishte i fortë. Kërkesa e brendshme, më shumë se eksportet, nuk po e drejton rajonin e Ballkanit në rimëkëmbje, përjashtuar disa vende, si Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria. Konsumi privat është një vagon zhvillimi dhe rritjeje në disa prej ekonomive me performancë të lartë, si Turqia dhe Polonia. Raporti në fjalë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cituar në artikullin e Williams, tregon se ka faktorë pozitivë që po nxisin rimëkëmbjen e ekonomisë së këtyre vendeve, por, në disa të tjerë (përfshirë Poloninë dhe Sllovakinë) papunësia vazhdon të mbetet kokëfortësisht i lartë.