E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia shet aksionet e bankës dhe porteve

Greqia do të shkëpusë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë shtetërore si pasojë e borxhit të madh që ka. Kështu do të shiten "menjëherë" aksionet e shtetit në shoqërinë telefonike, OTE, në bankën Postbank dhe në portet e Selanikut dhe Pireut, bëri të ditur Ministria e Financave pas një takim krize të kabinetit qeveritar në Athinë.

Vendi ka tani para vetëm deri në mes të korrikut që të plotësojë detyrimet e tij dhe për të paguar rrogat dhe pensionet. Për këtë, Greqia ka nevojë urgjente për këstin e ardhshëm të ndihmave të kombinuara të BE-së dhe FMN-s në shumë prej 12 miliardë eurosh.

Ekspertët e BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar deri tani nuk kanë dhënë asnjë dritë të gjelbër për pagesën. Shefi i grupit euro Jean-Claude Juncker në fundjavë kishte rritur presionin dhe kishte njoftuar Athinën që ndihmat të shoqërohen me një program privatizimi më të ngushtë se deri më tani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›