Kosova dorëzon plan-veprimin për liberalizimin e vizave
Nga ana e tij, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Zgjerim të Komisionit Evropian, Pierre Mirel, e ftoi ministrin Pajaziti që të diskutojnë javën e ardhshme në Bruksel lidhur me këtë dokument dhe për procesin në përgjithësi.
Në takimin e zhvilluar sot në Prishtinë, Mirel e përgëzoi ministrin Pajaziti për punën e realizuar deri tani, duke theksuar se kjo është reflektuar në Progres Raportin e Komisionit Evropian. Më tej, Mirel theksoi se tashmë priten angazhime të përbashkëta në procesin e liberalizimit të vizave, pasi Komisioni Evropian ka rekomanduar përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë kosovare.
Ministri Pajaziti e falënderoi në veçanti Mirelin për rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës, duke rekomanduar në dokumentin e Studimit të Fizibilitetit avancimin e Kosovës në proces.