E Diel, 1 Nëntor 2026

BE:Të shqetësuar për gjendjen financiare të Portugalisë

Për disa javë u duk sikur Eurozona po rifitonte besimin e investuesve. Mirëpo tani në tregun evropian të obligacioneve është rikthyer nervozizmi. Për Portugalinë e zhytur thellë në borxhe normat e interesit për obligacione shtetërore janë ngjitur në nivele rekord që prej futjes së euros.

Ato u rritën veçanërisht për obligacione afatshkurtra. Norma e interesit për një obligacion dyvjeçar u rrit përkohësisht të hënën me gati gjashtë për qind në rreth 21 për qind.
 

Te obligacionet pesëvjeçare norma e interesit u rrit me gati katër për qind në rreth 23 për qind, te ato dhjetëvjeçare me dy për qind në rreth 17 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›