E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset dhe konsumatoret ne Eurozone optimiste

Rritet besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në Eurozonë në muajin e pare të vitit. Indeksi i ndjeshmërisë ekonomike dhe ai i besimit në bizneset ka shkuar në rritje për herë të parë që nga marsi i vitit 2011. Sipas të dhënave të KE, indeksi rritet me 0,6 pikë në Eurozonë dhe 1,2 pikë për BE. Kryesojnë vendet si Franca, Gjermania dhe Spanja, ndërkohë që të dhëna negative shfaqen nga Italia. Sipas analizës së BQE, indeksi i besimit të ndërmarjeve ka shkuar në trend pozitiv, kryesisht për prodhimet dhe mbi eksportet. Përmirësimi ka ardhë falë rritjes së besimit në sektorin e shërbimeve, në besimin e konsumatorëve dhe në sektorin e ndërtimit. Gjithsesi indeksi qëndron mbi mesataren në terma afatgjatë vetëm për Gjermaninë. Për Eurozonën sektori industrial vlerësohet pozitivisht me 0,4 pikë, ai i shërbimeve në rritje me 2 pikë dhe gati 3 pikë për BE. Një tjetër e dhënë e rëndësishme është edhe besimi në shërbimet financiare në rritje për të dy blloqet eurpopiane, Eurozonë dhe BE, respektivisht me 9,1 pikë dhe 6 pikë. Por shifrat e Eurostat, tregojnë se ka pasur një rënie të normës së kursimeve të familjeve europiane nga 11,7% në 10,9%. Në tremujorin e fundit të 2011-ës, të ardhurat familjare të vendeve të Eurozonës kanë rënë në terma realë me 0,4% kundrejt tremujorit të mëparshëm. Gjithsesi ka patur një shtim të konsumit familjar dhe investimeve në familje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›