Siri, 180 të vrarë në 48 orët e fundit

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri thanë se më shumë se 180 persona janë vrarë në rrethinat e Damaskut që nga dita e dielë si rezultat i një aksioni të ushtrise siriane ndaj dezertorëve të ushtrisë.
Trupat qeveritare kanë përdorur tanke ndërsa raportohet se janë arrestuar qindra persona.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë deklaruar se më shumë se 100 persona janë vrarë të hënën, ndërsa 80 të dielën.
Nuk ka pasur konfirmime nga burime të pavarura për shkak të kufizimeve që u ka bërë mediave regjimi i Bashar Al Asadit.