B.Fildishte hetohen ministra e gjenerale

Në krye të listës qëndron Charles Ble Goude, i cili u arrestua në një aksion gjatë ditës së djeshme. Ministër për të Rinjtë, ai mobilozoi me mijëra minorenë për të luftuar për ruajtjen e pushtetit të paligjshëm të ish-presidentit Gbagbo, ndërsa nga armët që shpërndau pa kriter besohet të kenë humbur jetën me qindra persona.
Me mijëra persona mbetën të vrarë dhe miliona të tjerë u shpërngulën në pesë muajt e trazirave që pasuan refuzimin e Gbagbo-s për të dorëzuar pushtetin pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
”Jemi duke hetuar çdo antar të kabinetit të Gbagbo-s për krime kundër njerëzimit, krime financiare dhe trafiqe. Mandatet e para të arrestit do të dalin shumë shpejt”, deklaroi Ahoussou, zëdhënësi i kabinetit të Ouattara-s, lideri të votuar të Bregut të Fildishtë.