E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nuk e sheh Rusinë si armike

Nga Express më 16 prill 2011 në ora 13:23

Mund të jenë disa elemente në Rusi që Shtetet e Bashkuara i shohin si kërcënim ushtarak për Rusinë, por Amerika nuk e sheh Rusinë si armike, tha Geri Sejmor, këshilltar i lartë i presidentit amerikan, Barack Obama, për çështjet e kontrollit të armatimit dhe të mos-zgjerimit.

Moska po e lavdëron frymën e re të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, me ç’rast thuhet se shtetet po punojnë së bashku si partnerë e jo si armiq.
Por, njëra nga çështjet sfiduese ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, megjithatë, duket se është mbrojtja raketore dhe armatimi taktik bërthamor.Mendoj se ekzistojnë sfida të mëdha, pasi ka pabarazi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, kur kemi të bëjmë me armatimin taktik atomik. Shtetet e Bashkuara e kanë një numër shumë të vogël, vetëm disa qindra armatime taktike bërthamore, dhe ne realisht nuk kemi mbështetje të madhe ushtarake në këtë armatim, derisa ekziston siguria evropiane”, tha Sejmor.

Sipas tij, prej Luftës së Ftohtë, rusët me siguri e kanë reduktuar në mënyrë të rëndësishme numrin e armatimit taktit bërthamore që e kanë.

Ai konsideron se, edhe pse nuk është situatë e Luftës së Ftohtë, mund të ketë hapësirë së paku për transparencë më të madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›