E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kundërshton përmbysjen e Gaddafit

Nga Express më 16 prill 2011 në ora 13:19

Rusia ka kritikuar apelin e përbashkët të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe për një zëvendësim të diktatorit libian, Muammar Gaddafi.

Një pretendim i tillë nuk mbulohet nga rezoluta e OKB-së për Libinë, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas një samiti të këshillit NATO-Rusi në Berlin.

Në të njëjtën kohë, Lavrov kërkoi një zgjidhje politike të konfliktit në Libi.

Të premten shumë gazeta botuan një deklaratë të përbashkët të presidentit të SHBA-së Barack Obama, presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit britanik David Cameron.

Në të thuhet se Gaddafi duhet të largohet "patjetër", përndryshe Libia mund të bëhet strehë e ekstremistëve.

Përpjekjet e Britanisë së Madhe, Francës dhe SHBA-së nuk do të rreshtin deri sa populli libian të vendosë vetë për të ardhmen e tij.

Në anën tjetër, kryengritësit në Libi kanë theksuar se se forcat qeveritare kanë sulmuar qytetin bregdetar të Misratës me 100, por nuk është raportuar për viktima.

Ky raportim vjen pasi organizata Human Rights Watch ka njoftuar se forcat e Gaddafit kanë përdorur municione thërrmuese kundër kryengritësve.

Bombat thërrmuese janë nxjerrë nga përdorimi në 100 shtete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›