E Diel, 1 Nëntor 2026

BILANCI I DUHANIT, FRIKËSUES

Shifrat bëhen të ditura nga raportit vjetor i Komisionit Botëror të Mushkërive dhe Unionit të Kancerit në Amerikë publikuar nën emrin “Atllasi i Duhanit”.

Raporti i Atllasit tregon me anë të grafikëve sesi i shkatërron duhani gjendjen ekonomike dhe atë shëndetësore në veçanti vendet me të ardhura të pakta dhe ato mesatare. Sipas tij, 83 % e të vdekurve nga kanceri i mushkërive do të jenë pikërisht nga këto vende.

Duke treguar se rreziku i duhanit mund të parandalohet, raporti vë në dukje se masat më efektive janë taksat e larta të duhanit, ndalimet e reklamave, paralajmërimet në paketat e cigareve dhe ndalimi i konsumimit në ambiente publike.

Sipas Atllasit vjetor të Duhanit, ekonomia botërore shpenzon 500 miliard dollarë nga konsumimi i duhanit dhe pothuajse 4 milionë hektarë tokë bujqësore e favorshme për ushqime përdoret në mbjelljen e duhanit në rang botëror.

Për vitin 2010, Atllasi parashikon se 72 % e viktimave nga sëmundje te duhanit i përkasin vendeve me të ardhura të pakta dhe mesatare.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›