E Diel, 1 Nëntor 2026

Siçili, shpëton gomonia me 96 emigrantë somalezë

Mes emigrantëve që vinin nga Somalia ndodheshin 2 fëmijë dhe 26 gra, 4 prej të cilave shtatzëna. Asnjëri prej tyre nuk ishte i pajisur me jelekë shpëtimi. Ndihma është kërkuar nëpërmjet një telefoni satelitor nga një emigrant somalez i mbyllur në një qendër burgimi në Maltë, i afërm i një prej personave që ndodhej në mjet.

Ndërkohë, një telefonatë tjetër satelitore njofton se një tjetër gomone ndodhet në vështirësi në Kanalin e Siçilisë. Gjetja e kësaj gomoneje vështirësohet shumë për shkak të rritjes së dallgëve të detit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›