BKT mbështet bujqësinë me kredi

Banka Kombëtare Tregtare mbështet buqësinë me kredi. Produkti i ri “BKT AGRO” u prezantua në panairin "Agrobiznes e turizëm 2012"prej drejtorit të Përgjithshëm Seyhan Pencapligil. Sipas kreut të këtij institucioni mbështetja për bujqësinë është e rëndësishme.
“Jam i lumtur kur shoh këtë panair të gjithin me prodhime vendi.Ne si BKT jemi të lumtur të mbështesim sektorin e bujqësisë në vendin tuaj. E pikërisht për këtë ne do të lancojmë disa produkte shumë të rëndësihme për fermerët dhe bujqësinë” tha ai.
I pranishëm në këtë aktivitet zv.ministri i bujqësisë Ndoc Faslllia deklaroi se kreditimi i bujqësisë është i ulët dhe kjo nismë është mjaft e rëndësishme.
Tashmë BKT i vjen më afër sektorit të agrobiznesit me kredi fleksibël ,të përshtatshëm me sezonalitetin dhe specifikat e aktivitetit.