OKB: Filmi dhe karikaturat, provokim keqdashës

Agjencia për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka dënuar filmin anti-islam dhe karikaturat, që fyejnë Profetin Muhamed, por kanë dënuar gjithashtu edhe reagimin e dhunshëm ndaj tyre në gjithë botën arabe.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Rupert Kolvill, theksoi si filmi ashtu edhe karikaturat janë provokim keqadashës dhe i qëllimshëm.
Por, ai ka theksuar se nuk ka arsyetim të mundshëm për reagimet e dhunshme dhe shkatërruese.
“Sipas pikëpamjes sonë, mënyra më e mirë për tu marrë me këto provokime të qëllimshme dhe të krisura, është që ato të injorohen dhe të privohen nga publiciteti” theksoi Kolvill.
Gjatë 10 ditëve të reagimeve të dhunshme ndaj filmit “Pafajësia e Myslimanëve” dhe karikaturave satirike të revistës franceze “Charlie Hebdo”, janë vrarë më se 30 persona.