E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 1 i vdekur në protestat anti-film

Një person ka gjetur vdekjen në Pakistan gjatë protestave anti-film dhe karikaturat e botuara nga një revistë franceze, që konsiderohet se fyejnë Profetin Muhamed.
 

Policia në qytetin Peshavar ka qëlluar një grup protestuesish, duke plagosur rëndë një shofer të rrjetit televiziv të Pakistanit I cili vdiq më pas në spital.
 

Të paktën 15 civilë edhe tre policë, janë plagosur në përleshje. Demonstruesit në Peshavar u kanë vënë zjarrin dy kinemave.
 

Në qytetin tjetër, Ravalpindi, janë gjuajtur me gurë makinat e policisë dhe ka pasur zjarr në një shesh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›