BM – Mbreti Charles i dorëzon rolin e kryekolonelit të Korpusit Ajror princit William

LONDËR, 13 maj /ATSH-DPA/- Mbreti Charles i Britanisë së Madhe i ka dorëzuar zyrtarisht princit William rolin e kryekolonelit të Korpusit Ajror të Ushtrisë gjatë një vizite në aeroportin e tij në Hampshire.
Charles – i cili mbajti titullin për 32 vjet – u takua me djalin e tij të madh në një angazhim të rrallë zyrtar të përbashkët në bazën “Middle Wallop” sot pasdite për t’i kaluar atij detyrën.
Korpusi Ajror i Ushtrisë është njësia e vjetër e Sussex-it të Ushtrisë Britanike, në të cilin ai shërbeu si komandant helikopteri “Apache” dhe bashkë-pilot gjuajtës gjatë turneut të tij të dytë në Afganistan në 2012.
Vendimi i mbretit Charles për t’ia dorëzuar rolin William u pa si një goditje për Harry pas njoftimit vitin e kaluar.
“Është një “gëzim i madh” të takosh ushtarakët, familjet e tyre dhe veteranët”, tha mbreti në një vizitë më herët në Muzeun e Fluturimit të Ushtrisë.
“Shpresoj se do të forcoheni gjithnjë e më shumë në të ardhmen me princin e Uellsit si kryekolonelin tuaj të ri”, shtoi ai.
“Gjëja më e mrekullueshme është se ai është vërtet një pilot shumë i mirë – kështu që kjo është inkurajuese”, tha mbreti Charles.
Vizita e sotme vjen disa ditë pasi Harry udhëtoi në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në 10 vjetorin e Lojërave Invictus, pa u takuar me babanë dhe vëllanë e tij.
Princ William shërbeu në ushtri me “Blues & Royals” dhe ishte një pilot kërkimi dhe shpëtimi i RAF për tre vjet në “RAF Valley” në Anglesey, Uells. //a.i/